Rama takim me strukturat në Peshkopi: PS ka nevojë për gjak të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit. Ditën e sotme, Rama ishte në Peshkopi, ku theksoi ndër të tjera rëndësinë se kjo forcë politike ka nevojë për energji të reja.

“PS është një trup që ka nevojë të rrite vazhdimisht. Ka nevojë vazhdimisht për gjak të ri, për energji të reja. Ne edhe këtë herë e kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara. U ulëm për të lexuar rezultatin. Nuk është e rastësishme që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe. Ka një risi, si rezultat i një analize dhe debati të brendshëm. Është e rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk morën rezultat të mirë në Dibër, duke mos arritur objektivin. Ai u kërkoi socialistëve që të mësojnë nga gabimet, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të punojnë që të rikonfirmojnë kryebashkiakun aktual.

“Ne në Dibër nuk e kemi arritur objektivin. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Kur ju merreni me njëri-tjetrin, atëherë sigurisht që rezultati nuk ka si të jetë i mirë. Besoj se mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve. Jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore që ne duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë që Dibra e ka pritur shumë mirë, që për të thonë vetëm fjalë të mira. Mos e marshim në sysh kryetarin e bashkisë. Përveçse ta rikonfirmojmë kryetarin në zgjedhjet e ardhshme, por duhet të rimarrim ato tre mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshëm. Ne jemi këtu për të arritur të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes”, tha Rama.

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV