Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Londër, ku një avion me 144 pasagjerë ka shmangur përplasjen me një dron gjigant
Një avion i linjës “British Airways” ka qenë vetëm 50 metra larg një tragjedie të mundshme, teksa po kryente manovrën finale për të ulur në aeroportin Heathroë, të Londrës.
Sipas një raporti të zbuluar nga mediat angleze, pilotët e avionit kanë shmangur përplasjen me një dron gjigand në zonën e veriut të kryeqytetit.
Airbus A320 me 144 pasagjerë që ishte nisur nga Stokholmi po fluturonte me më shumë se 280 milje në orë kur për pak goditi dronin e ngritur në ajër ilegalisht në mbi 2400 metër mbi veriun e Londrës.
Për momentin nuk dihet se kush e drejtonte dronin në momentin e ngjarjes, por mësohet se piloti sapo kishte shmangur një radhë avionësh që zbrisnin kur hasi në dronin që kaloi 50 metra nën hundën e avionit.
Pajisja u përshkrua si “një dron i madh “quadcopter” i zi me një kamerë të madhe, bulboze, të rrumbullakët”, sipas një raporti nga Bordi i MB Airprox, i cili heton rastet e rrezikshme në ajër.
Hetuesit e vlerësuan incidentin në orën 8:52 të mëngjesit të 15 marsit të këtij viti si rrezikun më të lartë të mundshëm (kategoria A) duke thënë se ekzistonte një rrezik serioz për përplasje.
“Sipas mendimit të Bordit, përshkrimi i objektit ishte i mjaftueshëm për të treguar se ishte një dron. Bordi konsideroi se rrëfimi i përgjithshëm i pilotit për incidentin portretizonte një situatë ku providenca kishte luajtur një rol të madh në incident dhe/ose ekzistonte një rrezik i caktuar përplasjeje”, thuhet në raport.
Ndërkohë vlen të theksohet se dronët normalisht kufizohen të fluturojnë më lart se 121 metër ose jashtë shikimit të operatorit, dhe është vepër penale të fluturosh një të tillë kudo pranë një avioni.
Operatorët që shkelin rregullat duke ngritur një dron në ajër pranë një avioni mund të dënohen potencialisht për rrezikimin e jetëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve, që mbart një dënim maksimal prej pesë vjetësh.