“Domate nga Fieri për ukrainasit”/ Mbërrijnë ndihmat nga Shqipëria në Kharkiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina po përballet prej 4 muajsh tashmë me agresionin rus, që përveç viktimave të shumta, ka shkaktuar dhe një varfëri të madhe për ushqime dhe veshmbathje.

Tashmë ukrainasit varen vetëm nga ndihmat që u dërgohen nga shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Ditën e sotme në Kharkiv ka mbërritur dhe një pako me perime nga qyteti i Fierit.

Lajmin e ka bërë të ditur perfekti i këtij qarku, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga ndihmat e nisura drejt Ukrainës.

“Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona. Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV