Samiti në Brukesl, Vuçiç: Do bisedoj me Ramën dhe Kovaçevskin nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se për pesë apo gjashtë ditë do të prezantojë në detaje se çfarë plani ka qeveria për t’u përgatitur në kohë për dimrin e ardhshëm.

“Sot situata me naftën është disi më e favorshme, por për ne situata e pafavorshme lind de fakto nga 1 nëntori dhe me gazin dita ditës është gjithnjë e më e pafavorshme, jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët në Evropë”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pas konsultimit me qeverinë, do të marr një vendim për pjesëmarrjen në samitin në Bruksel

“Më pas do të vendosim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të kemi”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka marrë ftesë për Samitin e 23 qershorit në Bruksel, a do të shkojë dhe cili do të jetë qëndrimi i Serbisë.

Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi Vuçiç deklaroi se shpreson të paktën në një marrëveshje, por se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten më 23 qershor në Brukselm shkruan Tanjug. 

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiç është përgjigjur se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”.

Të fundit

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është...

Izraeli miraton ligjin, burg kush filmon dhe shpërndan goditjet e Iranit

Parlamenti izraelit (Knesset) votoi ligjin për të ndaluar filmimin e raketave. Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ndodhi. Vetëm 24 orë më parë, Izraeli ka...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë godet Iranin verior

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet më të mëdha të vendit,...

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Ministrat e Jashtëm flasin pas takimit me Iranin në Gjenevë: Moment i rrezikshëm

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologët e tij gjermanë, francezë dhe të BE-së, kanë dhënë një deklaratë për mediat...

Lajme të tjera

Web TV