Bashkëshorti investitor/ Berisha dhe Alibeaj kërkojnë mandatin e ministres Xhaçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ti hequr mandatin deputetes ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar Kushtetueses, ndërsa grupi i Berishës po bën gati firmat për të parë Kushtetueshmërinë e mandatit, kur bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama

Partia Demokratike kërkojnë që t’i hiqet mandati ministres dhe deputetes Olta Xhaçka për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik për ngritjen e një hoteli në një prej plazheve të Jugut. Partia Demokratike pretendon se kjo është një shkelje dhe se ka konflikt të pastër interesi duke kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të saj. Grupi i kryetari të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në një tjetë garë mes tyre lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Mesditën e djeshme ishte deputeti Agron Shehaj, i cili njoftoi nga selia blu nisjen e mbledhjes së firmave për t’iu drejtuar Kushtetueses për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme. Ndërkohë, në mesditë grupi Parlamentar i PD ka depozituar mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TÇ shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së. “Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës” – thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD. Në mocionin e deputetëve demokrat sqarohet se nga dokumentacioni bashkëlidhur rezulton e provuar se shoqëria tregtare AG. TÇ shpk ka përfituar të drejën për të kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizimit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit. Për pasojë, në kuptim të ligjit dhe për efekt të zbatimit të ndalimit kushtetues/ligjor, shoqëria tregtare AG. TÇ shpk konsiderohet në pronësi të vetë ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka. Për pasojë, përfitimet nga pasuria e shtetit, që burojnë nga vendimi nr. 3/5, datë 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar” për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, janë përfitime të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka.”, sqarojnë deputetët e opozitës.

Lexo edhe :  "Ju tregoj pse fitoi Rama", Arlind Qori flet më troç se kurrë

 Meta kthen për rishqyrtim marrëveshjen për Butrintin

 Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se kjo marrëveshje cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Sipas Metës, marrëveshja bie ndesh edhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. “Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës; Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar; Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO; Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Presidencës. Kreu i shtetit, thekson se praktika e ndjekur nga qeveria dhe Kuvendi nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase dhe konsultimin gjithëpërfshirës, duke shkelur rezolutën e miratuar nga Parlamentit Evropian. “Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij; Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jocilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje; Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare, lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre; Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian”, thuhet në sqarimin e institucionit të Preisidentit.

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV