KPK përjashton dy anëtarët, Çiftja e pandehur ndërsa Ilia i dyshuar për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të përjashtojë dy komisionerë nga trupa gjykuese që ka marë në shqyrtim seancën dëgjimore ndaj subjektit të rivlerësimit, Andri Ymeri.
Vendimi i marw tw Martwn nw datwn 14 qershor, nga një komision brenda KPK-së, i cili e konsideroi të drejtë kërkesën e avokatit të Ymerit, Arben Llangozi, të depozituar në seancën e mëparshme për përjashtimin e dy anëtarëve të komisionit, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.
Të hënën e javës së kaluar, Llangozi pretendoi dhe ngriti shqetësimin e tij, se dy komisionerët Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, janë në kushtet e papërshtatshmërisë për të qënë pjesë e kolegjit gjykues, në procesin e rivlerësimit të subjektit, Andri Ymeri.
Kjo pasi sipas tij, komisionerja Etleda Çiftja rezulton të jetë marë e pandehur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.
“…dhe nisur nga statusi i saj juridik dhe të qënurit e pandehur, nuk duhet të jetë qoftë ligjërisht por dhe moralisht në gjykimin e klientit të tij, që ushtron funksionin e gjyqtarit në rrethin e Shkodrës…”-argumentoi Llangozi para KPK-së.
Për shkak të kësaj gjetje nga avokatët mbrojtës, në datën 14 qershor (E martë), KPK vendosi të pranojë kërkesën,duke vendosur të përjashtojë Etleda Çiften nga procesi i gjykimit të gjyqtarit Ymeri. Zëvendësimi i kësaj komisionereje, mësohet se është bërë me anëtaren tjetër të këtij institucioni, Firdez Shuli.
Ndërsa po ditën e Martë, (14 qershor) KPK-ë vendosi të përjashtojë nga gjykimi i subjektit Andri Ymeri dhe komisionerin, Roland Ilia. Zëvendësimi i Ilias në këtë çështje, është kryer nga komisionerja, Genta Bungo.
Përjashtimi i Ilias, erdhi pasi avokati Llangozi, vuri në dukje se Ilia, ka konflikt interesi në gjykimin administrative të kësaj çështje. Pasi klienti i tij Andri Ymeri, gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit në Shkodër, ka marë vendime për vënien në përgjim dhe vëzhgim policor, të Ilias, kur ky i fundit hetohej nga prokuroria e Shkodrës për akuzën e korrupsionit pasiv.
Në periudhën e hetimit të nisur nga prokuroria, Roland Ilia, ka qënë pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe njëherësh subjekt hetimor i proçedimit penal të prokurorisë, pasi dyshohej se merte para për kalimin e studentëve në provime.
Gjithashtu Ilia në periudhën kur ka ushtruar dhe profesionin e avokatit në Shkodër, ka zhvilluar gjykime me gjyqtarin Andri Ymeri.
Tashmë nuk ka një datë se kur mund të rifillojë procesi i dëgjimit të subjektit Andri Ymeri në KPK, por kjo situata tashmë duhet të vendoset nga trupa e re, që tashmë përbëhet nga Pamela Qirko, Firdez Shuli dhe Genta Bungo.

Të fundit

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

Lajme të tjera

Web TV