Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE, nis në Bruksel takimi i liderëve të unionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bruksel ka nisur samiti i Bashkimit Evropian ku do të diskutohet nëse do t’i jepet statusi i vendit kandidat Ukrainës.

Të 27 liderët e BE-së do të takohen sot dhe nesër për të diskutuar aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia, si dhe çështjet aktuale ekonomike me të cilat po përballet BE.

Të premten e kaluar, shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi opinionin e Komisionit për të rekomanduar Ukrainën si një vend anëtar në BE, duke deklaruar se ukrainasit janë “gati të vdesin” për perspektivën evropiane.

Me të mbërritur, kryeministri holandez Mark Rutte përgëzoi “vlerësimin e plotë” të Komisionit Evropian për aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Shqetësimi që kishim ishte se Komisioni do të nxitonte në shtetet kandidate. Më duhet të them se Ursula Von der Leyen doli me një rezultat shumë të ekuilibruar të bisedimeve me Zelensky-n… Duhet të them, gabova. Ata me të vërtetë na dhanë një vlerësim shumë i plotë dhe i drejtë”, tha Rutte të enjten.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u tha gjithashtu gazetarëve se ky vendim do të shërbejë gjithashtu si “një thirrje për të arritur përparim në perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se Gjermania do të “mbështesë në mënyrë aktive” përpjekjet për të ndihmuar Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia për të zbatuar sa më shpejt perspektivën e anëtarësimit.

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV