Lukashenko si Putin/ Nis ‘gjuetinë e shtrigave’ për kundërshtarët, 5 vite burg për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filozofi i njohur bjellorus, Uladzimer Matskevich, është dënuar me pesë vjet burg për pjesëmarrjen e tij aktive në ngjarjet publike që vënë në dyshim rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që i dhanë fitoren sundimtarit autoritar Alyaksandr Lukashenko.

Gjykata rajonale e shpalli fajtor Matskevich për pjesëmarrje në ngjarje të paligjshme që prishin rendin shoqëror, krijimin e një grupi ekstremist dhe fyerjen e Lukashenkos në internet.

Lukashenko njësoj si Putin/ Nis ‘gjuetinë e shtrigave’

Ai ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar, teksa ngriti akuzat se rezultati i zgjedhjeve ishte manipuluar. Më herret teksa ishte në qeli, ai nisi një grevë urie dy-javore, duke kërkuar një transferim në arrest shtëpiak, por kërkesa e tij u shpërfill nga autoritetet bjelloruse.

Bashkë me të ishte arrestuar dhe një gazetare bjelloruse në qytetin juglindor të Homel, Iryna Slaunikava, e cila doli në gjyq me akuzat për drejtimin e një grupi ekstremist dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.

Slaunikava u arrestua fillimisht së bashku me bashkëshortin e saj, Alyaksandr Loyka, në fund të tetorit. Çifti u dënua me 30 ditë burg për akuzat e shpërndarjes së materialeve ekstremiste dhe huliganizmit të lehtë.

Lukashenko, tashmë 67 vjeç, është në pushtet që nga viti 1994, dhe ka forcuar pushtetin e tij në vend që nga zgjedhjet e vitit 2020, duke arrestuar dhjetëra mijëra njerëz. Nga frika për sigurinë e tyre, shumica e anëtarëve të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi. Ai është shfaqur dhe si aleat i liderit rusVladimir Putin, të cilin duket se e kopjon për regjimi ne tij totalitar.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV