Tërmeti në Afganistan, Talebanët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi shëndetësor i Afganistanit po përballej me kolapsin edhe para katastrofës por sot ai është në momentin e tij më të vështirë, me ilaçe që mungojnë dhe pa infrastrukturën e nevojshme është shumë e vështirë dhënia e ndihmës ndërkohë autoritet bëjnë thirrje për ndihmë.

Autoritetet talebane kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.

“Ne nuk mund të arrijmë në zonë, rrjetet janë shumë të dobëta,” tha një zëdhënës i talebanëve nga Reuters.

Kombet e Bashkuara janë ndër ato që përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika të goditur më keq.

Të mbijetuarit dhe shpëtuesit i kanë thënë BBC-së për fshatrat e shkatërruar plotësisht pranë epiqendrës së tërmetit, për rrugët e rrënuara dhe kullat e telefonave celularë – dhe për frikën e tyre se numri i të vdekurve do të rritet më tej. Rreth 1,500 njerëz u plagosën gjithashtu, thonë zyrtarët.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi herët të mërkurën rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Kreu i OKB-së, António Guterres tha se agjencia ishte “mobilizuar plotësisht” për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV