Gazetari dëshmitar/ Ju turrën për ta takuar, Mike Pence “refuzon” politikanët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ish-zëvendësPresidenti i SHBA, Mike Pence, ka vizituar kampin e iranianëve “ASHRAF 3” në Manzë, me të mbërritur në Shqipëri këtë të enjte, por nuk ka takuar personalisht asnjë nga politikanët shqiptarë.

Këtë e bën të ditur gazetari Sebastian Zonja i cili ishte prezent në këtë takim.

I ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Zonja tha se të pranishëm ishin disa nga politikanët shqiptarë, të të dyja kampeve politike, ndër ta ishin Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Valentina Leskaj, Monika Kryemadhi, Nasip Naço, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, , Ferdinand Xhaferi, Belind Këlliçi, Kreshnik Çollaku,  etj, por asnjë nga ata nuk ka arritur të takojë.
“Ishte një moment që të gjithë u turrën për ta takuar, por rojet e sigurisë nuk lejuan asnjë nga politikanët t’i afrohej”, u shpreh gazetari.

Ndër të tjera Zonja tha se Pence erdhi me statusin e kandidatit të Republikanëve si president.  Sipas tij, Pence pëlqehet edhe nga demokratët dhe është një konservator më i fortë se Trump.  “Pence ka bërë distancim nga Trump edhe për atë që ndodhi në 6 janar në Capitol Hill” tha gazetari Sebastian Zonja.

 

 

 

 

 

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV