Reforma në Drejtësi! Përfaqësuesit e SHBA dhe BE: Po jep rezultate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane Demian Smith  vlerëson se drejtësia në Shqipëri po hyn në fazën ku do t’ju shërbejë qytetarëve dhe jo të paprekshmeve.

Siç e dini të gjithë, shqiptarët kanë filluar të shohin rezultate — nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar e deri te arrestimet e politikanëve, policëve dhe kriminelëve të organizuar. Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm atyre që kanë lidhje politike, të pasurve dhe kriminelëve.Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë. Ju keni ndërtuar institucione të reja drejtësie në emër të popullit shqiptar. Është po aq e rëndësishme që t’i përdorni ato në fuqinë e tyre të plotë, në emër të bashkëqytetarëve tuaj. Ju duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm për të siguruar një sistem drejtësie të fortë, të drejtë dhe të ndershëm, i cili do ta mbajë demokracinë tuaj të forte”- tha Damian Smith

“Keni bërë një rrugë të gjatë, por ndikimet e papërshtatshme e ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin edhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi si e tërë, por ndonjëherë marrin edhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”- tha Alexis Hupin.

Damien Smith këmbënguli se përpos vetingut reforma solli institucione të reja për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorë, një ndër ta edhe inspektoriatin e lartë të drejtësisë./Top Channel

Të fundit

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe...

Ulen birësimet, shtohet kërkesa për surrogaci! The Economist: Pse praktika po kritikohet

Ndërsa birësimet po ulen, kërkesa për surrogaci po rritet në botë. Megjithatë, praktika është sulmuar nga konservatorët fetarë dhe disa feministë, shkruan The Economist Kur...

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët nga e gjithë bota në Romë

Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë. Pas tre ditëve homazhe, së bashku...

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në orët e vona të së...

Këmbimi valutor 26 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV