“Shihni shtëpinë tuaj”/ BE nuk na do në BE, por as në Ballkanin e Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pa një vendim pozitiv për nisjen e negociatave, takimi mes krerëve të shteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. “BE-ja nuk i liroi dot pengjet e Bullgarisë”, shkroi Kryeministri Rama. Pasi mbetëm sërish peng, tre liderët që kanë nënshkruar nismën e “Ballkanit të Hapur” janë shprehur se edhe për këtë nismë ka rezerva nga disa vende të BE-së. Reagimi i ashpër i Ramës, Vuçiçit dhe Kovaçevskit pas zhgenjimit të samitit ku të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë “injoruar” nga Brukseli zyrtar.

 Zhgënjim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria i ka dhënë edhe një herë veton e saj për të penalizuar dy vendet e Ballkanit. Ditën e djeshme në Bruksel u mbajt samiti i Bashkimit Europian, ku të pranishëm ishin edhe tre liderat e Ballkanit të Hapur. Në Bruksel, vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk arritën as dje të zyrtarizojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Shkupit. Por ndërsa procesi i integrimit në BE tashmë është i bolluar, nën pretendimin e “vetos Bullgare”, dyshimet janë hedhur edhe për nismën “Ballkani i Hapur” që është nënshkruar në mënyrë të njënashme nga tre shtetet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Është pranuar se përfaqësues të disa vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur rezerva për Ballkanin e Hapuir, madje duke hedhur aludime se është iniciuar nga Rusia apo kryeministri i Hungarisë Orban. Me një gjuhë më të ashpër se kurrë u shfaq kryeministri Rama në Bruksel, teksa nuk i kurseu akuzat për Bashkimin Europian dhe Bullgarinë. “Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, mban peng dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Europë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha Rama. Mesazhet e tij zgjodhi t’i përcjellë edhe në Bullgari, teksa u ndal edhe para mediave bullgare për të dhënë një mesazh direkt. “Oh, Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, tha Rama. Si alternativë ndaj bllokimit të integrimit, kreu i qeverisë sheh iniciativën Open Balkan. “Ballkani i Hapur është përgjigjja e vërtetë në këtë situatë dhe me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do të presim Europën që ta bëjë këtë”, tha ai. Për të konfirmuar këtë qëndrim, kryeministri publikoi një foto me homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të cilën e shoqëroi me një mesazh. “Ende në pritje të Godosë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane”, tha Rama. Në Bruksel, Rama u shpreh se nuk ka shumë shpresë për një vendim pozitiv përhapjen e negociatave për Shqipërinë, në kushtet kur Bullgaria nuk ka hequr ende veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  'Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës'/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

Deklarata e liderevë të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fryma e zgjerimit është deformuar duke lejuar marrjen peng të procesit nga shtetet individuale. Ndërsa kryeministri maqedonas shprehu gatishmërinë për të biseduar për propozimin francez të zgjidhjes së ngërçit, duke saktësuar se në formën e paraqitur është i papranueshëm për Maqeoninë e Veriut. Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, deklaroi se as pandemia dhe as lufta nuk arritën që ta bashkonin Europën, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk duket “shumë i shëndetshëm”. “Shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të thoja disa gjëra në takim dhe me ju do të ndaj disa prej tyre sepse nuk dua të marr shumë kohë. Michel na tha që kemi kohë 3 minuta, i thashë që mjaftonin 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha bashkë me ta. Ndihesha mirë sepse jam europian dhe isha mes europianëve, por ndihesha keq sepse ne këtu nuk jemi si europianë, por si të ftuar në një shtëpi të ndarë. Kjo është shqetësuese. Pandemia dhe lufta kërcënuese që mund të shndërrohet në luftë botërore, nuk kanë mundur të na bashkojnë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj se kemi bërë shumë për të mbështetur idenë e Presidentit francez. Ne do ta vlerësonim shumë nëse komuniteti i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndryshme”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbrojtën në Bruksel nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se është e vetmja zgjidhje për vendet e rajonit. “Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë. Unë e quaj Kosova dhe pikë. Por kjo nuk na ndalon të bashkëpunojmë. Imagjinoni sikur të luftonim me njëri-tjetrin?  Nuk duhet të jetë problemi që Kosova nuk vinte, por duhet të kishte qenë problemi i Presidentit të Serbisë për të pranuar”, tha Rama në konferencë për mediat pas mbylljes së Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku sërish nuk u mor një vendim për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, Presidenti serb tha se Ballkani mund të shndërrohet në një tjetër Ukrainë, nëse nuk zbatohet Ballkani i Hapur. “Thjesht hidhini një sy luftimeve në Ukrainë. Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua? Prandaj mos e nënvlerësoni nismën tonë, sepse bashkon vendet”, tha ai. Sa për Kosovën, Vuçiç shtoi: “I kemi ftuar me qindra herë të gjithë të tjerët. Sa herë që e bëjmë, e bëjmë për të përfituar të gjithë popujt e Ballkanit. Po bëhemi më të fortë sepse besuam tek ajo. Duhet të ruajmë paqen dhe qetësinë në rajon”.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV