Vuçiç falenderon Ramën një ditë pas Samitit: Do të luftojmë për të ardhmen evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në llogarinë e tij të Instagramit një video e cila përmbledh detaje nga vizita e djeshme në Bruksel.

“Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë me miqtë tanë nga rajoni për një të ardhme evropiane, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë,” tha presidenti serb në një video mesazh.

Aleksandar Vuçiç ishte dje në Bruksel, ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Ai, së bashku me kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, mbajti një fjalim nga Brukseli, ku u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Serbia sot dha një mbështetje të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përsëri, asgjë nuk ndodhi. Kjo është e nevojshme sepse të dyja vendet bënë gjithçka. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën vendin tonë. Më shumë se 20 liderë na dëgjuan ne për disa orë dhe gjithashtu i jam mirënjohës Macron-it për iniciativën për një komunitet të ri politik. Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë, treguan respekt”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiç

Të fundit

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

“Mandatin e nëntë e vura me 50%”, Rama: S’kam parë takim më të madh se ky

Kryetari i PS, Edi Rama, ishte në takimin përmbyllës në Durrës, ku pasi falënderoi për pjesëmarrjen masive, u shpreh se me gjithë këto njerëz...

“Skllav dhe vegël i Edi Ramës”/ Berisha “lëshon gjuhën” ndaj Tom Doshit në Shkodër

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, nga takimi përmbyllës në Shkodër ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn. Berisha tha se Tom Doshi është skllav...

Lajme të tjera

Web TV