“Një grusht shteti ka nisur”/ Ish-kreu i CIA tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-zyrtar i lartë i CIA deklaroi se në Rusi kanë nisur lëvizjet në mënyrë sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global.

Sipas ish-kreut të CIA në stacionin e Moskës, Daniel Hoffman ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona pranë Putin që do ta gjejnë atë të papërgatitur kur ai të marrë jetë.

“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman.

Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se janë tre lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij.

Në krye të listës për të marrë kontrollin e Moskës është Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Alexander Bortnikov, drejtori i agjencisë sekrete të inteligjencës ruse FSB, mendohet gjithashtu të jetë një “oficer” që dëshiron të drejtojë Kremlinin.

Megjithatë, ndoshta zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, një aleat i Putinit, i cili ka pasur një rol shumë të dukshëm në konfliktin e Rusisë në Ukrainë.

Një tjetër ish-agjent i CIA-s, Ronald Marks, bie dakord se në Rusi mund të vendoset një udhëheqës i ri dhe shtoi se nëse Putini rrëzohet, Moska do të përfshihet nga kaosi për shkak të luftës për pushtet./Express/

Të fundit

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është...

VIDEO/ Kina “pret” malet për të ndërtuar autostradë, pamjet mahnisin botën

Autostrada e re në Guizhou, Luan, është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të mëdha teknologjike dhe vizionit afatgjatë të Kinës. Në vend që të ndërtoheshin...

Nevoja për një reformë të re territoriale

Namir Lapardhaja Reforma territoriale e vitit 2014, e votuar më 31 korrik vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, e bojkotuar dhe pa pjesëmarrjen e opozitës...

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3% në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje...

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...

Lajme të tjera

Web TV