Arrestimi i zv.drejtorit të policisë së Elbasanit, dalin detajet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Burime për News24  bëjnë më dije se një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Të fundit

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

Lajme të tjera

Web TV