Tragjike në Berat/ Makina bie në lumë, humb jetën fëmija bashkë me nënën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.

Mësohet se një makinë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.