Rama në ceremoninë e maturës te ‘Sami Frashëri’: Mos u dorëzoni nga ëndrrat me sy hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pranishëm në ceremoninë e maturës së shkollës ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, kryeministri Edi Rama u dha një mesazh të rinjve, ku ju kërkoi që mos të dorëzohen nga ‘ëndrrat me sy hapur’. Ironi kryeministri Rama bëri edhe me arsimin e tij, ku tha se është i vetmi në sallë që nuk ka as doktoraturë dhe as master, por vetëm një diplomë bojaxhiu.

‘Dua të uroj nga gjithë zemra prindërit tuaj që u kanë ndejtur pranë çdo ditë, që duan për ju më të mirën e kësaj bote. Vajzave nuk ua kam merakun, çunave uroj që mos t’i harrojnë kurrë sakrificën e mbështetjen e nënave dhe baballarëve. Nga këtu nuk ka vend më të mirë për t’i uruar me gjithë zemër e maturantët. Falenderoj të gjitha mësueset tuaja. Ka ndonjë mësues këtu? I paskeni nja dy hudhra në fund! Edhe mësuesit dhe mësuesit me shumë mirënjohje për të gjitha vështirësitë që kanë hasur. Më vjen keq që ju po ikni ndërkohë që shkolla e re do të hapet në shtator, por janë disa shkolla, pak shkolla ndër të cilat është edhe Sami Frashëri që nuk janë thjeshtë shkolla por janë vllazëri që vazhdon në vite dhe në dekada. Kështu që unë nuk e kam pas fatin të jem tek këto, unë i përkas kategorisë së dytë kam qenë tek Liceu Artistik. Besoj se unë në këtë sallë unë jam i vetmi që nuk kam as doktoraturë as master, po kam një diplomë bojaxhiu, por ajo që është më ë rëndësishme është që ju kurrë të mos dorëzoheni ndaj çdo ëndërre që shikoni me sy hapur. Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por nga ëndrrat më sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen.’- tha Rama.

Të fundit

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së...

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta po bëhet terror psikologjik...

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të martë ishte i pranishëm edhe...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Lajme të tjera

Web TV