Blendi Fevziu: Unë Ramën as që e pyes, por as para europianëve nuk rri si legen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu nuk u kursye në reagimin ndaj analistit Artan Hoxha gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, teksa po komentohej sjellja e vendeve të Europës lidhur me procesin e integrimit, Fevziu iu përgjigj analistit, ndërsa tha se nuk ka frustracion nga asnjë faktor.

“Kur kam për ta thënë  diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo e them, ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë”, tha gazetari.

Pjesë nga diskutimi

Hoxha: Ju e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po t’ju çojnë në një një mjedis europian do silleni si Rama?

Fevziu: Këtë s’ma thua dot që kam unë frustracion. E para nuk kam frustracion jo për Ramën, që as e pyes dhe s’e kam në hesap ndonjëherë, por as nga këta europianët, nuk rri si legen aty sa herë të trajtojnë si qen, siç po trajtojnë sot pasagjerët në linjat europiane.

Dhe kur kam për ta thënë diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo them ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë.

Frustracion është të thuash Europa ka të drejtë dhe ne e kemi gabim. Ne s’e kemi gabim kësaj here. Unë frustracion jo nga Europa, nga Rama jo e jo, nga asnjë tjetër nuk kam. Siç ka palaço këtu, ka palaço sa të duash edhe në Europë.

Të fundit

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Lajme të tjera

Web TV