Biden kërkon përjashtim nga Senati: Duhet të kodifikojmë të drejtën e abortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se do të mbështesë bërjen e një përjashtimi nga ajo që njihet si filibuster, pragu prej 60 votash në Senat për të miratuar shumicën e një legjislacioni, në mënyrë që të kodifikohen të drejtat e abortit dhe e drejta për privatësi përmes dokumentit të miratuar nga Kongresi.

“Gjëja më e rëndësishme për të qenë të qartë është ajo se duhet të kodifikojmë Roe vs Wade dhe mënyra për ta bërë këtë është të siguroheni që Kongresi voton për këtë. Dhe nëse e drejta e filibusterit epengon, atëherë duhet të ketë një përjashtim për këtë veprim”.

Deklarata e sotme e Biden, është një thirrje e ashpër nga një president, i cili deri më tani nuk ka dashur të ndërhyjë për ndryshim në rregullat e Senatit, pavarësisht thirrjeve nga progresistët për të hequr dorë nga filibuster në mënyrë që të kalojë agjendën e tij.

Senati nuk i ka 60 votat e nevojshme për të kodifikuar Roe kundër Wade sipas rregullave aktuale.

Presidenti Biden e ka quajtur vendimin për abortin “një problem serioz që gjykata ka vënë mbi Shtetet e Bashkuara”, duke e lidhur atë me çështje të tjera të mundshme si të drejtat e martesës, për privatësi e tj.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë...

Shqipëria, “Zjerm” në Eurovision! Kualifikohet për natën finale

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale. Ky...

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im....

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Lajme të tjera

Web TV