I komentuan burrërinë/ Ironizon Putin: Do ishte e neveritshme ta shikoje Johnson pa rroba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur komenteve që liderët e G7-ës bënë gjatë samitit të mbajtur në Berlin disa ditë më parë.

Gjatë samitit kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau u tallën me bëmat atletike të Putin e po ashtu, duke bërë shaka propozuan që të gjithë ata të imitonin fotot që lideri rus kishte bërë ndërsa shfaqej gjysmë i zhveshur.

Putin ironizoi duke thënë se do ishte e neveritshme që të shikoje Johnson të zhveshur për shkak të fizikut të tij jo të palestruar. Ai shtoi se të gjithë liderët mund të mbajnë një fizik të mirë po të duan, por kjo do të kërkonte heqjen dorë nga disa vese si abuzimi me alkoolin dhe ushqimin, që sipas tij liderët perëndimorë nuk e bëjnë dot.

“Kolegët [perëndimorë] që përmendët, i njoh të gjithë personalisht. Kjo nuk është periudha më e mirë në marrëdhëniet tona, kjo është e kuptueshme. Megjithatë ata janë të gjithë liderë, kështu që ata do të arrinin sukses nëse do të donin. Por ata duhet të punojnë vetë. Duhet të heqin dorë nga disa gjëra si abuzimi me alkoolin, festat, ushqimin dhe ju e dini si janë ata me këtë gjë”- tha ai.

Sa i përket komenteve të Johnson se nëse Putin do ishte grua nuk do e kishte sulmuar Ukrainën, Putin mori si shembull Margaret Thatcher, e cila nisi një ofensivë kundër Argjentinës.

“Unë do të doja të tregoja ngjarjet në historinë moderne kur (ish-kryeministrja britanike) Margaret Thatcher vendosi të nisë një ofensivë kundër Argjentinës për kontrollin e Ishujve Falkland” në vitin 1982, tha ai. “Atje, një grua vendosi të fillonte një luftë, e cila përfundoi me fitoren britanike në të njëjtin vit”, tha udhëheqësi rus.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV