Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Balla: Nuk ka fituar asnjë qindarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ditën e sotme është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kjo mbledhje është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës. Gazment Bardhi kërkoi shkarkimin e Xhaçkës, ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar që PD të vërtetojë që ministrja ka përfituar të ardhura.

Balla: A ka fituar 1 qindarkë dhe nëse e ka fituar, në çfarë rruge e ka marrë, bankë kesh, çek, kriptovalutë. Thoni dhe ma provoni me fakte që ta ketë marrë. Nuk e keni seriozisht këtë punë, por mësohuni me rregulla. Sa i përket përfshirjes së këshillit për rregulloren në këtë proces. Parashikimit e nenit 70, pika 3, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurës. Unë thashë sa ka qenë fitimi, ju thatë që nuk dini. Kjo tregon që fitimi nuk ka ndodhur, që nuk jemi përpara parashikimit të nenit 70 pika tre. Në të gjitha rastet kur jemi drejtuar gjykatës kushtetuese, ajo ka kërkuar vlerësimin e përfitimit. S’ka qenë përfitimi. Sipas kërkuesve, në këtë rast fitimi do të ndodhë por nuk e dinë kurrë.

Të fundit

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim...

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të...

PS mbyll fushatën më 9 maj, në të njëjtën orë me PD

Partia Socialiste do të mbyllë fushatën të premten më 9 maj, në orën 19:00. Nësohet se takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik. Në të njëjtën...

“Vrasja është porositur nga Dubai”,detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë...

Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, gruaja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje. Mësohet se dy të...

Lajme të tjera

Web TV