Samiti i NATO-s/ Rama: Do të kemi bazë ushtarake në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit. Rama tha së shpejti do mbahet një takim i posaçëm në Bruksel për këtë çështje.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin e eksperteve tanë dhe aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar diskutimet. NATO ka hyrë në një fazë të re. Po ndërtohet bazë taktike e NATO- në Kuçovë, është financim i huaj ndërkohë sa i përket portit ne natyrisht që do financojmë vetë gjithë pjesën komerciale dhe e kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Do jetë një vlerë strategjike për Shqipërinë, por edhe për vetë NATO-n. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën nuk mund të flasim publikisht por ka edhe përmasën e vet ekonomike. Në samit është folur për sfidën e furnizimit me energji, për parashikime jo optimiste, por vërtetë të zymta sa i takon çmimit të energjisë shoqëruar me vështirësitë e burimeve energjetike. Kemi folur për inflacionin që Shqipëri që e mban më të ulët se vendet e rajonit se insistojmë në politikën që mos të prekim familjarët, biznesin e vogël te çmimi i energjisë, nevojën e një maksimizimi të të gjithë forcave për të garantuar gjithë zinxhirin e furnizimit që është i cenueshëm nga konflikti”, tha Rama.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV