“Basti Raphinha”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizjet e fundit në merkato kanë pushtuar faqet e para të mediave sportive ditën e sotme.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“Basti Raphinha” është titulli i “Sport”, që shpjegon situatën e brazilianit, i cili ishte thuajse lojtar i Chelsea, por ndërhyrja e Barcelonës ka ndryshuar gjithçka.

Prima Pagina Sport 02/07/2022

“Sfidat e Valverde” është titulli i “Mundo Deportivo”, për rikthimin e ish-trajnerit të Barcelonës në krye të Athletic Bilbao.

Prima Pagina Mundo Deportivo 02/07/2022

“Vinicius tashmë është galaktik” është titulli i “AS”, që publikon pamjet e yllit brazilian duke shijuar pushimet.

Prima Pagina AS 02/07/2022

Edhe “Marca” vendos fokusin tek pushimet e anësorit madrilen, pushime të cilat kanë shije tjetër pas fitores së La Liga dhe Champions League. “Deti i lumturisë” është titulli i të përditshmes madrilene.

Prima Pagina Marca 02/07/2022

“Rikthehet e e verdha” është titulli i “L’Esportiu”, që flet për fitoren e çiklistit belg Yves Lampaert , në Turin 2022.

Prima Pagina L'Esportiu 02/07/2022

“Tudor, gati të lirohet nga prangat” është titulli i “L’Equipe” me trajnerin kroat që mund të braktisë Verona-n dhe të zëvendësojë Sampaolin tek Marseille.

Prima Pagina L'Equipe 02/07/2022

“Çfarë pagese për Salah” është titulli i “Mirror Sport”, me yllin egjiptian që vendosi të qëndrojë tek Liverpool.

Prima Pagina Mirror Sport 02/07/2022

“Derbi për La Joya” është titulli i “La Gazzeta dello Sport”, e cila mban në fokusin derbin Milan-Inter në merkato për të firmosur me Paulo Dybala.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 02/07/2022

Edhe “Corriere dello Sport” në faqen e parë flet përsëri për merkaton dhe një tjetër ‘derby’. “Duel Milan-Juve për Berardin dhe Zaniolon”, është titulli i saj.

Prima Pagina Corriere dello Sport 02/07/2022

“TuttoSport” fokusohet tek merkato e klubit bardhezi dhe shkruan “Juventus,  në sulm për një zëvendësues të Vlahovic”.

Prima Pagina Tuttosport 02/07/2022

Të fundit

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV