Dyshonte se e spiunoi në polici/ Si nisi sherri mes shqiptarëve që u kthye në masakër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Athina është shndërruar në një ‘arenë lufte’ mbrëmjen e djeshme, pas përplasjes me armë të dy bandave shqiptare.

Tre shqiptarë u vranë dhe 3 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre 2 policë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat dyshohet se merreshin me shpërndarje droge. Dy nga 3 viktimat janë identifikuar si shtetasit shqiptarë Jani T. dhe Gëzim A., të cilët ishin arrestuar në maj për trafik narkotikësh. Përplasja ka nisur pasi njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar duke e çuar në pranga.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përplasën me armë.

Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou , në Kato Patisia, një “Mercedes” me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një drejtues motori të ri, duke e plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, në një makinë tip “Audi”, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

https://www.youtube.com/watch?v=4d2qHx4QV0k&t=10s

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte. Në të njëjtën kohë, pasagjeri i “Mercedes”-it i cili më parë kishte hapur zjarr është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj ai ka ndaluar një shofer që kalonte dhe i ka marrë me armë mjetin, një “Yaris” i zi dhe iku drejt Agioi Anargyros.

Lexo edhe :  Turqia sheh mundësinë e përfitimit nga tarifat e vendosura nga Donald Trump

Policia greke u vu menjëherë në lëvizje për gjetjen e shqiptarit të arratisur nga Patisia. Ai e lokalizoi atë në 124 Avenue, në Agioi Anargyrou, ku dyshohet se kishte për qëllim të kryente një grabitje në një lokal.

I dyshuari ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull. Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur. Ndërkohë është arrestuar edhe drejtuesja femër e “Mercedes”-it.

Të fundit

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza...

Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Tiranë- Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I...

Abuzimet me tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur...

Lajme të tjera

Web TV