Lufta për kapjen e tregut të ilaçeve, dy pistat e hetimit për tritolin ndaj Suida Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Lufta për të kapur tregun e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve farmaceutike në zonën veriore të Shqipërisë, si dhe një gjobëvënie e mundshme ndaj biznesmenit Agim Kuka, janë dy pistat kryesore ku policia e Shkodrës, është përqëndruar në hetimin e ngjarjes së vendosjes të tritolit tek makina e Suida Kukës.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ka vetëm 1 muaj e gjysëm që ishte emëruar në këtë institucion, duke pasur akses në kontrollin e tregut, të ilaçeve në farmacitë që operojnë në zonën veriore të Shqipërisë.

Tregu i medikamenteve është më fitimprurësi dhe pa dyshim, lufta për të kapur këtë treg është e madhe. Aq më tepër kjo luftë shtohet dhe bëhet më e egër, për disa medikamente që rimbursohet financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit ndiqet nga drejtoria që përfaqëson, Suida Kuka.

Sipas burimeve të policisë Shkodër, pista e detyrës është parësore dhe kjo përforcohet akoma dhe më tepër nga përmbajtja e një SMS-je, që ka mbërritur ditën e ngjarjes, në telefonin e drejtoreshës dërguar nga një person anonim.

Mësohet se përmbajtja e tekstit të sms, ku personi me një numër të huaj i shkruan drejtoreshës, vetëm pak minuta pasi ishte vendosur lënda shpërthyese poshtë makinës së saj.

“…largohu dhe mos qëndro asnjë sekondë në atë zyrë, duhet të na qëndrosh larg… të ikësh edhe prej Shkodrës…”-thuhet në dokumentat e policisë.

Pas këtij mesazhi Suida Kuka, ka njoftuar bashkëshortin dhe babain e saj, biznesmenin Agim Kuka.

Më tej drejtoresha ka njoftuar dhe policinë e Shkodrës, duke bërë që në vendngjarje të shkojnë forca të shumta. Megjithëse autorët janë përpjekur qartësisht që përmes këtij mesazhi të lidhin ngjarjen me detyrën e drejtoreshës, në fakt policia e Shkodrës po kryer veprime hetimore edhe në pistën e gjobëvënien.

Lexo edhe :  Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Babai i Suida Kukës, Agim Kuka, është një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër. Ai zotëron kompaninë e elektroshtëpiakeve “Arjoni” dhe është një nga bizneset që shet pajisje elektronike dhe elektrike të firmave të njohura.

Dyshimet për një gjobëvënie të mundshme ndaj babait të Suidës, ka bërë që policia dhe prokuroria e Shkodrës të verifikojë këtë pistë me shpresën e zbulimin e provave që do çonte në zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV