Rama: Kemi vite që presim “nusen” nga Brukseli, por nuk ka ardhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në një bashkëbisedim me “Balon” në Amsterdam foli dhe për ngërçin që i është krijuar Shqipërisë ndër vite sa i përket hapjes së negociatave.

I pyetur për atë se çfarë po ndodh mes Shqipërisë dhe BE-së, Rama nuk ka kursyer as batutat ndërsa ka theksuar se shqiptarët prisnin të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, asnjëherë nuk erdhi.

Rama: Nuk e di por sa herë ka probleme të brendshme flasin një armë këtu, një mafie aty, një shqiptar këtu, ca djem që rrisin marihuanë në pjesën jugore të Shqipërisë, apo Roterdamit. Pra është një proces i brendshëm i të mbajturit larg. S’ka të bëjë më me çfarë bëjmë ne. Se BE ka një Komision Europian që paguhet nga fondet e BE, makineria më e madhe burokratike e të gjithë botës, që mbikëqyrin 24 orë çdo vend, dhe pastaj prodhojnë raporte për vendet kandidate për t’ia paraqitur vendeve anëtare dhe më vonë do thonë çfarë duhet bërë. Mendoj se duhet të ishin çelur negociatat prej shumë vitesh, mbase vitin e ardhshëm por nuk do humbasim më gjumë për këtë. Mbetëm duke organizuar dasma, dasma të mëdha me muzikë. Prisnim të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, asnjëherë nuk erdhi. Nëse do të vijë të martohet me ne pa muzikë dhe menjëherë në shtrat dhe të bëjmë fëmijë, le të vijë. E them me humor, por imagjinoni veten kur doni të martoheni seriozisht por ajo nuk shfaqet asnjëherë.

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV