“Është një dashuri e ashpër”/ Rama: Kryeministri holandez më mësoi të dua Europën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun holandez, Mark Rutte u shpreh se ai e mësoi se si të dashuronte Europën, duke u nisur nga mbështetja që ka shprehur për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh sot këtu, pres darkën me Markun për ditëlindjen time. Ka më shumë përvojë. Ne punojmë së bashku në Samitin e NATO-s, mendoj se theva rekordin e fjalimit më të shkurtër pasi Marku e tha gjithçka që doja të thoja për Ukrainën. Nuk ka asgjë për t’i shtuar kësaj. U bëra xheloz për fjalimin që mbajti ai, pasi doja ta mbaja unë. Doja të shpreh mirënjohjen për Holandën, kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që në fakt ishte nervozues derisa e kuptuan. Ne kuptuam se Holanda ishte serioze lidhur me kriticizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi se ne ishim seriozë.

Falë këtij raporti dypalësh, ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuese më të mëdhenj në vend. Me shpresë presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër falë të një eksplorimi që kompania Shell po bën në vendin tonë për energjinë dhe burimet e reja. Në të njëjtën kohë presim të shohim të materializuar raportin mes aeroportin e Tiranës dhe atë të Holandës.

Jam shumë mirënjohës, për përpjekjet e tij serioze për të shtyrë Ballkanin Perëndimor drejt Europës, për të shtyrë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Marku më mësoi që të dashuroj Europën, sepse është një dashuri e ashpër” – tha Rama.

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV