Frika për ndërprerje të plotë të gazit rus, Gjermania thirrje për kursimin e energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht gazin. Në Gjermani ekziston frika se Rusia mund të përdorë mirëmbajtjen e Nord Stream si pretekst për të bllokuar gazin.

Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjeteve të Gjermanisë, Klaus Müller, ka frikë nga ndërprerja e plotë e dërgesave të gazit rus dhe u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë tani.

Së shpejti do të fillojnë punët në rregullimet dhe kontrollet vjetore të mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream 1, i cili lidh drejtpërdrejt mes dy vendeve. Në këtë kohë gazi rus nuk rrjedh, ndërsa punimet zakonisht zgjasin dhjetë ditë.

Por, siç paralajmëron ai, këtë herë mund të jetë “mirëmbajtje politike afatgjatë”. Në një rast të këtillë, Gjermania duhet “të mendojë seriozisht për kursime”, tha ai, duke qenë se sezoni i ngrohjes fillon zyrtarisht pas dymbëdhjetë javësh.

 

 

Të enjten, ministri i Ekonomisë Robert Habeck paralajmëroi se punimet e rregullta në Nord Stream (që do të fillojnë me 11 korrik) mund të përdoren si një justifikim politik nga Kremlini që të ndalojë transportin e gazit në Gjermani.

Siç tha Habeck, furnizimi me gaz për periudhën e verës është i siguruar, por më pas do të vijnë problemet.

Agregatët si zgjidhje?

Kreu i Agjencisë për Rrjete, e cila është përgjegjëse edhe për energjinë, u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë sa më shpejt sistemet e ngrohjes, të bëjnë riparimet e domosdoshme dhe të kursejnë gaz. Ai u bëri thirrje teknikëve që të përqendrohen në instalimet e ngrohjes dhe ujit të ngrohtë në periudhën e ardhshme.

Familjet, thotë Müller, “duhet të diskutojnë tashmë nëse do të ruajnë temperaturën e zakonshme në çdo dhomë gjatë dimrit, apo nëse mund të jetë më ftohtë në ndonjë dhomë apo vend.”

Lexo edhe :  Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Sipas tij, shteti do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizimin me gaz dhe për pajisjen e familjeve, spitaleve dhe institucioneve të domosdoshme. Por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për furnizim me sasi të mjaftueshme të gazit./DW

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV