Pse disa individë sëmuren më shpesh? Nuk je plak, ke sistem imunitar të plakur nga Stresi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Ndërsa njerëzit moshohen, sistemi imunitar fillon natyrshëm një ulje dramatike dobësimi, një gjendje e quajtur imunoseshencë. Por përtej rënies së imunitetit me kalimin e moshës, problematika me diferenca të mëdha në problemet shëndetësore të shëndetit vihen re në të gjitha moshat. Pse disa individë sëmuren më shpesh e disa të tjerë aspak?

Stresi dhe dobësimi i sistemit imunitar nga stresi shihet se bën diferencën sipas gjetjeve të studimeve shkencore të fundit.

Që stresi sjell pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik dhe zgjatja në kohë e tij rrit rrezikun e disa kushteve shëndetësore si astma, ulçera, sulmi në zemër dhe goditjet në tru dihet tashmë. Një përjetim i fortë e shkatërrues emocional, i jep pasojat në trupin tonë edhe pas 5 vjetësh.

Por, sëfundmi, një studim i ri, Klopack E.,et.al, publikuar nga PNAS më 19 qershor 2022, ka zbuluar se stresori kryesor për sistemin tonë imunitar ndërsa plakemi mund të jetë vetë stresi.

Plakja imune mund të ndihmojë në shpjegimin pse njerëzit e moshuar priren të përfitojnë më pak nga vaksinat dhe pse ata kanë komplikime më serioze të lidhura me infeksione si COVID-19 që njohëm.

Ky hetim i marrdhënies midis stresit social dhe funksionit imunologjik, i pari i këtyre niveleve, hedh dritë mbi të kuptuarin e mekanizmave që përfshihen në plakjen e përshpejtuar të imunitetit.

Studiuesit analizuan kampionet e gjakut mbi qelizat imune të një një kampioni prej më shumë se 5,700 adultëve në Shtetet e Bashkuara të moshës 50 vjeç e lart, si dhe hetuan përgjigjet vetraportuese mbi stresorët social të tyre si sforcimi në punë, stresi kronik, ngjarjet stresuese të jetës, diskriminimi i përditshëm e gjatë gjithë jetës (përfshirë seksizmin, moshimin) dhe ngjarjet traumatike të jetës.

Nga të dhënat, u gjet se Stresi, në formën e ngjarjeve traumatike, sforcimit në punë, stresorëve të përditshëm dhe diskriminimit – përshpejton plakjen e sistemit imunitar, duke rritur potencialisht rrezikun e një personi për sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundjeve nga infeksionet.

Njerëzit me rezultate më të larta të stresit u gjet se kishin profile imunitare më të plakura, me përqindje të ulëta në luftimin e sëmundjeve dhe përqindje më të lartë të qelizave të bardha të konsumuara të gjakut. Lidhja midis ngjarjeve stresuese të jetës dhe më pak qelizave T të gatshme për t’u përgjigjur, ishte e fortë edhe pas kontrollit për arsimin, duhanin, pijen, racën dhe përkatësinë etnike.

Lexo edhe :  Mbyllja e Zërit të Amerikës, fundi i një epoke të lirisë së fjalës

Hulumtimi mund të ndihmojë në shpjegimin e pabarazive që u panë tek individët në lidhje me vulnerabilitetin që shfaqën gjatë pandemisë e që u prekën seriozisht nga infektimi virusit.

Plakja imune shoqërohet me rënien e imunitetit mbrojtës të kombinuar me rritjen e incidencës së sëmundjeve inflamatore: ato kardiovaskulare, rritjen e rrezikut të pneumonisë, reduktimin e efikasitetit të vaksinave dhe plakjen e sistemit të organeve.

Qelizat T -një komponent kritik i imunitetit -maturohen në një gjëndër të quajtur timus, e cila ndodhet pikërisht përpara dhe mbi zemrën. Ndërsa njerëzit plaken, indi në timusin e tyre tkurret dhe zëvendësohet nga indi yndyror, duke rezultuar në prodhimin e zvogëluar të qelizave imune.

Hulumtimet e kaluara sugjerojnë se ky proces përshpejtohet nga faktorë të stilit të jetesës si dieta e varfër dhe ushtrimet e pakta, të cilat të dyja lidhen me stresin social.

“Në këtë studim, pas kontrollit statistikor të dietës së dobët dhe stërvitjes së ulët, lidhja midis stresit dhe plakjes së përshpejtuar imunitare nuk ishte aq e fortë”, u shpreh Klopack, pasi përfundoi studimin me kolegët e tij.

“Kjo do të thotë se njerëzit që përjetojnë më shumë stres priren të kenë zakone më të dobëta të dietës dhe stërvitjes, duke shpjeguar pjesërisht pse ata kanë plakje imune më të përshpejtuar.”

Dy fjalë përmbyllëse

Gjetje të tilla nënvizojnë gjithnjë e më shumë seriozitetin e ndikimit të stresit në shëndetin fizik, duke kuptuar rëndësinë e vlerësimit të emocioneve aktuale. Ndikimi i stresit tek individët është në forma të ndryshme ashtu sikurse dhe mënyrat e përballimit e përpunimit të tij.

Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor nuk do të thotë të luftosh stresin, ankthin, depresionin, por do të thotë të modifikosh me vetëdije zakonet që intensifikojnë këto probleme, duke i mundësuar vetes automatikisht një formë më të mirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Përqendrimi në atë që ju sjell gëzim dhe ku mund të gjeni mbështetje sociale, mund të ndihmojë. Kjo mund të nënkuptojë të ndjekësh një hobi të caktuar, të kalosh kohë me të dashurit, miqtë. Një regjim i shëndetshëm ushqimor e fizik ndihmojnë gjithashtu për të përballur shëndetshëm stresorët socialë të përditshëm në punë, në jetën sociale dhe në shtëpi.

“Nuk është stresi ai që na vret, është reagimi ynë ndaj tij.”-Hans Selye

Të fundit

TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur varësinë e adoleshentëve nga aplikacioni

Platforma e njohur e rrjeteve sociale, TikTok, ka prezantuar një nismë të re të quajtur Wind Down, e cila...

“Sa do na e bëni rrogën në mandatin e katërt”? Ja si iu përgjigjet Rama mësuesve

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bisedë me mësuesit e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mësuesit janë një ndër kategoritë shoqërore...

“Jam i gëzuar sot se fola me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të

Rama: Pronat të shkojnë tek i zoti që i kanë marrë katunarë e pseudo qytetarë jepja atyre që i kishin, Fatosi i tha kjo...

Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës!

Nga Ben Andoni Pse e tremb UÇK-ja e Hagës, PD-në e Tiranës?! Është më shumë një pyetje retorike për një përgjigje që dihet mirë. Nëse...

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelajn, i...

Lajme të tjera

Web TV