“Jam djali i Sali Lushës”/ Dalin pamjet e plota kur grupi i Stresit rreh BMT (Video)

Janë bërë publike pamjet e plota të dhunës ndaj ish-anëtarit të grupit TBA, BMT, Arben Simonit, i cili rrah barbarisht nga grupi i reperit Stresi.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.

Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk am gjë me ty” – dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë fytyrën.