Kriza energjetike/ A po kursejmë mjaftueshëm? Dritat e autostradës ndezur në mes të ditës

Në një kohë kur flitet për krizë energjetike, kur çmimet ndryshojnë nga dita në ditë dhe ku kryefjala e çdo bisede është “Kursimi”, duket se ka dhe raste kur e gjitha kjo ngelet vetëm në fjalimet e ministrave përkatës duke sjellë kështu paqartësi te qytetarët.

Para pak muajsh një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave vendosi që me qëllim kursimin e energjisë elektrike, duhet marrë çdo masë që ky kursim të realizohet.
Por ndryshe ndodh në autostradën Durrës-Rrogozhinë! Nga një video ekskluzive për Fjala.al, vëmë re se dritat e autostadës janë ndezur në mes të ditës.

A është ky kursimi të cilin e trumbetojmë me të madhe?