Tare dhe Lotito, gati të rrihen! Publikohet fotoja e sherrit në sytë e të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherri u ndez në “Piazza del Popolo”. Përplasja mes Claudio Lotito dhe Igli Tare, presidentit dhe drejtorit sportiv të Lazio, ndodhi në sytë kureshtarë, ndaj ishte e pamundur për ta fshehur “skenën”. Shpirtrat e të dyve u ndezën, duke pasur parasysh tonet e përplasjes.

Duken qartë në këtë foto tensionet dhe nervat e acaruara mes dy drejtuesve bardhekaltër. Diskutimi i nxehtë ndodhi kur festa për prezantimin e fanellave të reja Të Lazio sapo kishte përfunduar.

Aty pranë u gjendën shumë tifozë, që vunë re presidentin dhe drejtorin sportiv të Lazios gati në kacafytje. Ata nuk e humbën rastin, por iu bënë një foto teksa të dy po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, pak hapa larg skenës ku skuadra ishte protagoniste.

Thelbi i sherrit? Vendimi i padronit të Lazios për t’ia hequr shqiptarit menaxhimin e “Primavera” dhe dorëzuar këtë sektor të klubit në duart e Angelo Fabiani. Ky i fundit, ish-drejtor sportiv i Salernitana, është bërë pjesë e hierarkisë së bardhekaltërve kësaj vere.

Po ashtu, atij iu besua edhe ekipi i femrave të Lazios. Igli Tare e ka kuptuar se po i rrëshqet dheu nën këmbë, se po i bëhet gati zëvendësuesi, nisur nga fakti se është në përplasje të hapur edhe me trajnerin Sarri për merkaton. Temperaturat janë ngritur shumë, deri në situatë vlimi mes hallkave drejtuese të klubit bardhekaltër.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV