Ekskluzive/ Dosja “Tufina”, si ju shit varri 800 mijë lek agjentit të policisë, që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Zbulohen detaje mbi dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, ku Drejtori i Varrezave në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini, është provuar se shiste sipërfaqen e tokës, për çdo varrim që kryej në Tufinë. Dosja penale me Nr.4811 tregon raste të përsëritura dhe të përditshme të Eljodor Ndinit, i cili për një varrim merte nga 300 mijë lekë deri në 2 milion lekë të vjetra. Mësohet se rasti në fjalë është mbikqyrur fillimisht nga sektori ekonomik në policinë e Tiranës, ku oficerët Marlind Shkreli, Erjon Ismaili dhe Ledion Kolgjoka, kanë kryer një sërë veprimet për të zbuluar veprimtarinë kriminale që kryhej në një nga ndërmarjet e bashkisë Tiranë.

Ndërsa prokurori Bledar Valikaj, ka monitoruar çështjen, duke autorizuar policinë të kryejë përgjime telefonike dhe ambjentale. Në materialin hetimor të siguruar flitet për një nga disa episodet e hetuara, ku Eljodor Ndini është kapur duke marë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë.

Ky episod është trajtuar duke futur një agjent policie, i cili është kamofluar si banor i Tiranës. Agjenti është shtirur duke krijuar një histori se halla e tij që jetonte në Gjermani kishte ndëruar jetë dhe në familjen e saj në Tiranë kishin nisur përgatitjet për të zhvilluar ceremoninë e varrimit. Agjenti është interesuar tek Agjensia e Shërbimit Funeral në Bashkinë Tiranë, duke zhvilluar një takim me drejtorin Eljodor Ndinin. Qëllimi i këtij takimi ka qënë pikërisht sigurimi i një vendi të mirë për varrimin e hallës që kishte ndëruar jetë në Gjermani.

Nga përgjimi ambjental, rezulton se Eljodor Ndini, i siguron se do i gjente një vend të mirë për hallën, por duhej të respektohej nga ana e farefisit pasi vendet ishin të limitizuara. Nga ana tjetër agjenti i premton gjatë bisedës, drejtorit Ndini, se pjesën e respektin dhe pagesës mos e kishte merak fare. Ata e kanë lënë të takohen edhe një herë tjetër në ambjentet e një kafe në Tiranë, ku agjenti që interesohej për një varr për hallën në Tufinë, i ka dhënë shumën prej 800 mijë lekë të vjetra Eljodor Ndinit.

Ky i fundit del në përgjime se tashmë puna është mbyllur, pasi vendi i varrimit është gjendur dhe kishte pamje të mirë.

Gjithashtu sipas Ndinit për këtë rast ishin njoftuar dhe puntorët e ndërmarjes së varrezës publike në Tufinë, që të mos e zinin atë vend dhe ta kishin në kujdes deri në ditët kur do kryhej ceremonia e varrimit. Gjithçka është dokumentuar nga ana policisë dhe prokurorisë, ndërsa sasia prej 800 mijë lekë të vjetra është siguruar nga fondi financiar i Policisë së Tiranës. Në dosjen hetimore thuhet se ditët po kalonin dhe halla që kishte “vdekur” në Gjermani, nuk po dukej në varrezat e Tufinës.

Lexo edhe :  Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri?

Eljodor Ndini interesohet dhe shfaq interes duke marë në telefon agjentin e infiltruar, të cilin e pyet se pse nuk po kryhej ceremonia e varrimit pasi kishte disa ditë që ishte siguruar dhe paguar vendi i varrimit. Nga ana tjetër agjenti i infiltruar i shprehet drejtorit të varrezave se ceremonia e varrimit mund të zgjasë disa ditë, pasi ende në Shqipëri nuk kishte mbërritur trupi i saj.

Agjenti i komunikon Ndinit se Gjermanët kanë rregulla strikte dhe vonojnë procedururën, pasi duhet të kryhet autopsia dhe të bëhen të gjitha pagesat e shërbimit kufitar në këtë shtet. Në fakt halla e vdekur e agjentit të infiltruar nuk erdhi kurrë në Shqipëri. Rastin në fjalë se gjithçka ishte një truk policor, Eljodor Ndini, e ka mësuar vetëm kur është arrestuar mbrëmjen e djshme nga oficerët e krimit ekonomik në Tiranë.

Dy milion lekë për 1 lejd rindërtimi në bashki

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar në disa raste se veç Eljodor Ndinit, në shitjen e varreve kanë qënë dhe punonjës të varrezës publike Tufinë,të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 300 deri 500 mijë lekë të vjetra, bënin të mundur pronotimin e varreve për qytetarë të ndryshëm.

Në përgjimin e bisedave Eljodor Ndini, ka rezultuar e provuar se ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë, kundrejt pagesës 2 milion lekë të vjetra.

Nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit “Covid 19” sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 300 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu Ndini ndërhynte dhe mundësonte nxjerjen e kredisë së butë pranë bashkisë së Tiranë.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV