Inceneratorët/ Vangjeli: “Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen pushtetet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me skandalin e evazionit fiskal të 24 kompanive me Inceneratorët. Sipas tij, krijimi i kompanive anonime është mënyra më e mirë e evazionit fiskal. Vangjeli mes të tjerash shton se administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin.

“Në Tiranë ka filluar të ketë frikë tek zyrtarët e lartë për të firmosur. Denoncimi i radhës ka nisur para 5-6 vitesh. Disa nga këto skema janë goditur por edhe kanë vazhduar. Koha nuk është për ta fshirë. Kam besimin që ka ardhur koha për ndëshkim. Administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin. Drejtësia nuk reagon me shpejtësinë që duam ne. Dyshimi është larg nga të qenit i provuar. Për sa kohë nuk e provon një gjë të tillë ai është i pafajshëm.” tha Vangjeli.

Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe një aferë tjetër të madhe, që sipas tij  ka pasur një hetim në 2014. Sipas tij janë disa emra që i njohin të gjithë në Tiranë nga bota e biznesit. Sipas tij afera është më e madhe se Inceneratorët.

“Do ballafaqohemi me emra të tjerë. Që në 2014, ka qenë një hetim, janë emra që i njohim të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë pjesë e biznesit. Nuk e di sa do ndodhë një gjë e tillë. Ndoshta do të jetë edhe më e madhe se zhurma e Inceneratorëve. Por kush pushtet do tronditet? Ka disa lloje pushtetesh. Ka një pushte moral, ka pushtet të votuar. Ka dhe pushtet xhepi dhe në Tiranë ka kohë se xhepat janë bërë të thellë. Janë të ndërlidhura me njëri tjetrin pushtet që do tronditeshin.” tha Vangjeli.

Të fundit

‘Saga’ e zgjedhjeve të 11 majit, KQZ vulos sot ndarjen e mandateve për 4 qarqe

Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë sot në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në...

Majkëll Xhekson, kur u shua një yll që ndriçonte më shumë se muzika

25 qershor 2009 Nga Leonard Veizi Majkëll Xhekson nuk ishte thjesht një këngëtar që bënte namin në Hit Parade dhe thyente rekorde shitjesh me disqe që...

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja apel për ndihmë

Një familje australiane po përpiqet me çdo kusht të gjejë djalin dhe vëllanë e tyre, i cili u zhduk gjatë një ecjeje në Shqipëri...

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Në Gjermani po rritet shpejt numri i super të pasurve - 3.900 vetë posedojnë tani gati një tretën e të gjithë pasurisë financiare. Vetëm...

Kush është kopshtari 22-vjeçar i Trump në krye të luftës kundër terrorizmit në SHBA

Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë në SHBA, administrata Trump caktoi...

Lajme të tjera

Web TV