K*rvat e Kombinatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Nga libri “Koço Devole”

-KUJTIM SPAHIVOGLI-

Për 10 vite rresht Koçoja, unë, me Filipin në ballë shkonim në Sarandë. 10 ditë

Në vitin 2019 në ekip u bashkua edh Dori.

Një ditë u ulëm për kafe tek “Afrika”.

-Mbrëmë, -tha Koçoja, -lexova një intervistë të Vojsava Mustës, gruas së Kujtim

Spahivoglit.

Tragjedi. U dashurua me Kujtimin studente. Tre vjet martesë. Bënë edhe një vajzë.

Erdhi divorci. Pse? Kujtimin e dërguan në ndërmarrjen e
bonifikimit në Fier.

Për vajzën bënë sakrificën e madhe, u ndanë. Morali i kohës.

Në gjyq u vendos që vajza të rrinte me mamanë. Babai ta shihte vajzën një herë në dy muaj…

-Dori! Ke dëgjuar për Kujtim Spahivoglin?

-Sigurisht. Kam qenë student tek “Artet”. Legjendë si aktor. Më i njohur si regjizor. Kishte srtudiuar në Moskë. Solli në Tiranë idetë e regjizorit rus
Stanisllafski.

-Ndërkohë Mihallaq Luarasi kishte studiuar në Budapest. Solli në Teatrin Kombëtar idetë e Brehtit.

-Dy shkolla të ndryshme. Dy rryma që u “hëngrën” kokat të dyve. Mihallaqi 8 vjet burg.

Spahivoligli punëtor në bonifikim. Pastaj në kooperativën bujqësore të Bërzhitës.

-Bukur! -tha Koçoja. -Unë kam pasur fat të bashkëpunoj me Kujtim Spahivoglin.

-Punoja në Shtëpinë e Kulturë në Kombinat. Kujtimi solli një komedi. “Kurvat e Kombinatit”. Imitim nga një komedi e njohur e Aristofanit, 400 vjet para erës së re.

-Kryevepër për mua. Por pa u vënë në skenë u sulmua. U dënua. U pushkatua.

Tha sekretari i partisë:

-Kurva janë vajzat tona tekstileste? Kush është ky Kujtim Spahivogli që nuk ka respek për çupat tona?

Drejtori e pëlqeu komedinë. Më thotë një ditë:

Ta quajmë komedinë: “Çupat e Kombinatit” dhe e shesim, siç thotë populli sapunin për djathë!

Nuk pranova. Po i hoqëm kokën, nuk ka kuptim komedija.

-Dhe komedija mbeti në sirtar.

-Pas 50 vjetëve, regjizori Spiro Duni e vuri në skenë me titull “Pushti i grave”.

-Për Kujtimin aktor shkoja në teatër. Disa herë kam parë “Hamletin”. Ne, Dori, kemi pasur disa Hamletë: Naim Frashëri, Prokop Mima, bile edhe një femër, Luiza Xhuvani.

-Mos u habit Mitro. Kur jetonte Shekspiri, rolet e femrave i luanin
meshkujt?!

Por Hamleti i Kujtim Spahivoglit nuk përsëritet.

Shkoja në teatër edhe për të
parë Kujtimin si regjizor. “Shtëpia në bulevard” e Fadil Paçramit. “Banja” e Majakofskit -ishin majat e regjizurës. Art. Shkollë. Novacion. Mbyllej sipari, unë hapja bllokun e shënimeve.

-Kujtim Spahivogli arriti majat e lavdisë. Fitoi çmime, dekorata. Hapi “Teatrin e tërinjve” në Institutin e Arteve…

Por brenda një nate çdo gjë u shemb. Enver Hoxha e kritikoi me emër. Desident. Armik.

Dhe erdhi Fermani: Kujtim Spahivogli nuk ka vend në teatër dhe në Akademi. Të shkojë puntor krahu.

-Ironi e fatit, -tha Dori. -Studenti i shkëlqyer në Moskë, aktor dhe regjizor, nga më të mirët, më me emër në Shqipëri përfundoi puntor për të bërë beton. Kam lexuar edhe unë, Koço, një intervistë të Vojsava Mustës.

Lexo edhe :  Termi Ilir/ E panjohura, gjurmë të etnonimit “Albani” nëpër shekuj

Kujtimi para se të shkonte në
Fier, ndenji disa kohë në Tiranë. Një ditë gruaja i kërkoi takim Enver Hoxhës.

E priti sekretari. E pyeti:

-Pse ke ardhur?

-Për Kujtimin. Mendoj se dënimi nuk është i drejtë.

-Dëgjo! Ti nuk e njeh se kush është Kujtim Spahivogli. Partia e ka gjurmuar. Është
armik i parties, i popullit. Sot në internim. Nesër në burg -atje ku e ka vendin!

-Koço! Të është dhënë rasti ta takosh Kujtimin në Fier?

-Me lepurin në bark e kam takuar. Rasti e binte të vija ndonjë skeç në estradën e Fierit.

-Një natë e takova Kujtimin… Bëmë një shëtitje në errësirë. E pyeta për skenografinë. Më tregoi një histori që nuk e harroj kurrë:

-Stanisllafski ka thënë: Në qoftë se në skenë var një pushkë, që nuk përdoret, nuk ka pse të jetë në skenë… Kur u ndamë më tha:

Mos më kërko tjetër herë?! Është me rrezik për ty dhe për mua. Operativi i sigurimit më ndjek si hije. Kam frikë.

-Gjyqi më ka dhënë të drejtën të takoj vajzën, Anin, një herë në dy muaj.

-Vojsava ma bie çdo të diel. Mund të më burgosin si Fadil Paçramin dhe Mihallaq Luarasin.

-Partia më ndau nga gruaja. Burgu do më ndajë nga vajza! Po më ndanë nga Ani, do
vras veten?!

-Në vitin 1980 Kujtimi erdhi në Tiranë. Jetonte vetëm. I kam shkuar disa herë në shtëpi me Ferdinat Radën.

-Një ditë e gjetëm shtëpinë të rrafshuar. Do bëhej pallat.

Kujtimi mbeti pa shtëpi, pa katandi, pa familje, endacak. Pak kushërinj i hapnin derën.

Pas disa kohësh e degdisën në Bërzhitë.

Në fillim punoi me shat. Pastaj e bënë përgjegjës të shtëpisë së kulturës.

-Në disa intervista kam lexuar se Kujtim Spahivogli bënte shfaqje të thjeshta në
kooperativë. Ju, Koço e keni takuar në Bërzhitë? -pyeti Dori.

-Po. Shkoja si nxënasi te mësuesi. Ai edhe pse larg teatrit, kishte ide. Kishte fantazi. Sidomos për humorin. Ndërkohë nisa punë në RTSH. Drejtor ishte Marash Hajati. Liberal. Mik i Kujtim Spahivoglit dhe Fadil Paçramit.

Me lejen e Marashit,nisa të çoj në Bërzhitë dekore, prozhektorë, llampa, mikrofonë, karrike. Të përdorura, por që bënin punë në fshat. Kam shkruar edhe disa skeçe për Bërzhitën.

Kujtimi ishte i sëmurë. Tretej. I verdhë si gjethe në vjeshtë. Vishte një pardesy të vjetër.

Në atë mot e quanim fëshfëshe. Ishin si fletë cigari. Grisesh vende- ende.

Kujtimi e ngjiste.

Një ditë po pinim cigare në diell së bashku me Ferdinat Radë. I thotë Nandi:

-Kujtim! Mos rri në diell se do të të shkrijnë ngjitëset…

Kujtimi vdiq në vitin 1987. Ishte 55 vjeç…

Të fundit

Zbardhen emrat, Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt!

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta...

A po e keqkupton Evropa qëndrimin e Trump për Ukrainën?

Administrata e re duket se po merr një pozicion që liderët ukrainas dhe evropianë nuk po e dëgjojnë - ose po përpiqen ta ndryshojnë Stephen...

“As me dosje të rreme, as me dënime”, Veliaj poston pamjet si u transformua ‘Pazari i Ri’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej tre javësh nga SPAK dhe GJKKO, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook,...

Dhërmiu, parajsa e rivierës së fshehur të Shqipërisë me diell, det dhe qetësi

Çdo vit, miliona udhëtarë nga e gjithë bota ndihmojnë në formimin e listës përfundimtare të Destinacioneve më të Mira në Evropë (Best Destinations in...

Britania e Madhe heton TikTok për përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok, së bashku me faqen e forumit në internet Reddit dhe sajtin për ndarjen e imazheve Imgur, do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV