“Të heqim idenë duhet helikopter për të shuar zjarrin”/ Peleshi mesazh kryebashkiakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Kolonja është shprehur se siç pritej kjo verë do të jetë po aq e nxehtë sa ajo e vitit të shkuar. Peleshi u bëri apel komuniteteve dhe njësive vendore që të ruajnë dhe administrojnë territorin e tyre.

Ndërsa përmendi helikopterët që kërkohen për shuarjen e flakëve, ministi i bëri apel kryebashkiakëve që “të mos bëjnë pushime”, sidomos ata që drejtojnë zona të rrezikuara. Ai theksoi se për momentin, vatra më serioze është në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura, po punohet për perimetër goxha të gjatë zjarri të krijuar nga era.

“Po hymë në ditët e nxehta të verës edhe siç e paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa e vitit të kaluar në mos me e nxehtë me temperatura të larta. Shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore të cilat janë edhe përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkinë, shërbimin zjarrfikës sepse shpesh herë e kemi dhe nga eksperienca tani që aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë janë më të vëmendshëm më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë, aty ku flenë gjumë natyrisht pastaj e dini sesi përfundon historia kur flakët marrin malin kërkohet helikopteri.

Për ta shëruar pak mentalitetin se duhet helikopteri për të fikur flakët ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës nuk ka pushime për kryetarët e bashkive sidomos ata që janë në bashkitë më të kërcënuara s’ka pushime as për Forcat e Armatosura as për ministrinë e Mbrojtjes. Kur shterojnë mundësitë e bashkive pa dyshim Forcat e Armatosura si gjithmonë janë forca vendimtare. Ju përmendët 9 vatra zjarri treçereku i tyre janë fikur me ndërhyrjet e bashkive dhe forcave tona. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë aty kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura, po punohet për të orë një perimetër goxha të gjatë zjarri të krijuar nga era. Shpresojmë të vendoset nën kontroll.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Unë nuk dua t’ju referohem gjithmonë bashkive pasi duket sikur heq përgjegjësitë, duhet thënë e vërteta FA janë hallka e fundit nëse zjarrfikëset bashkia ju shterojnë mundësitë pastaj futen FA nuk mund të jetë kështu s’jemi mësuar deri tani.

Diku dëgjohet fjala ime nga ana e kryetarëve, diku funksionon më mire, dikush dëgjon më shumë nuk dua të them që nuk ka përgjegjshmëri nga ana e bashkive por s mjafton vetëm përgjegjshmëria duhet edhe organizimi, duhet që të bëjnë të përditshme takimet me kryepleqtë e fshatrave, ti sensibilizojnë, t’ju japin numra telefoni të tregojnë sesi duhet njoftuar, të kenë shërbim monitorimi për zonat me bimësi të dendur dhe të sinjalizojnë më kohë dhe të ndërhyjnë në kohë. Asnjë zjarr nuk merr përmasa të mëdha nëse funksionon sistemi i monitorimit.”

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV