Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar”, reagon serish Leonardo DiCaprio: Puna fillon këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leonardo DiCaprio, përveçse është një nga aktorët më të mirë në botë, vitet e fundit është shndërruar gjithmonë e më shumë në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë. Ai shfrytëzon jo vetëm rrjetet e tij sociale si platforma për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës, por edhe daljet publike apo fjalimet në eventet e rëndësishme.

Postimin e fundit në Instagram, DiCaprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa. Kjo nuk është hera e parë që ai shkruan për dhjetra milionë ndjekësit e tij në lidhje me atë që e quan “një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë”, pasi më parë ai iu bashkua nismës që kërkonte mos ndërtimin e HEC-eve mbi këtë lum. Gjithsesi këtë herë Leo shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Lumi është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.”

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV