Dr*guan dhe përdh*nuan 23-vjeçaren në Londër! Dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shqiptarë të cilët përdhunuan në grup një të re në Londër, janë dënuar me 57 vite burg, raporton DailyMail.

Duke i shkaktuar makthin më të keq të jetës së saj në shtator të vitit të kaluar, viktima 23-vjeçare ishte duke shijuar natën e saj të parë pas kufizimeve të Covid me një miken e saj. Pasi ishte ndarë nga mikesha, ajo u përndoq fillimisht brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan. Gjatë kësaj kohë, e reja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Vullnet Haka, 33 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim. Ai u burgos për 14 vjet, Ibrahim Bezati, 36 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim. Ai u burgos për 17 vjet.

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Luton Crown, gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar “makthin më të keq të çdo gruaje” viktimës, duke shtuar se ata “e kishin trajtuar atë sikur të ishte më pak se njeri”.

Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët. Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Luton Crown, ajo tha se nuk kujtonte se ishte larguar nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Vajza i tha prokurorit Martin Mulgrew: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar.’

Hyka, nga Bedford, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim dhe dy akuza për përdhunim.

Të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV