Mbyti në kanal babanë, burg 58-vjeçarit! Autori braktiset në gjyq nga familjarët

Andrea Stase, 58-vjeçari i cili dhunoi dhe mbyti babanë e tij në Divjakë është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, 58-vjeçari është braktisur krejtësisht nga familjarët e tij.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Miranda Nakaj dhe prokurore Merita Selimi.

58-vjeçari Stasa akuzohet për vrasjen e babait të tij, 85-vjeçarit Mitër Stasa. Krimi ndodhi pak ditë më parë, ku viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit, 58-vjeçari e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës.

Mësohet se i moshuari ka debatuar me të birin për arsye se ky i fundit konsumonte vazhdimisht alkool dhe ky ka qenë shkaku që 58-vjeçari ta dhunonte deri në vdekje.