Kushtet e Bullgarisë/ Pse po sulmohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shkup ende vazhdojnë protestat kundër “sakrificave” që u kërkohen maqedonasve në këmbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Organizatorë janë opozitarët e VMRO-DPMNE dhe grupime proruse, kryesisht nacionalistë që përdorin retorikën e rrezikut nga bullgarizimi i vendit. “I bëjmë thirrje çdo familjeje të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre” kërkuan organizatorët e protestës së radhës, me moton “Ulitmatum, JO faleminderit!”

Çfarë kërkojnë protestuesit

Opozita kërkon të refuzohet “propozimi francez”, që bëri të mundur heqjen e vetos së Bullgarisë për negociatat. Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, të njohë pakicën bullgare në vend dhe të heqë “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë.
Dokumenti i njohur si “Propozimi francez” premton se Maqedonia e Veriut do t’i përfshijë pakicat bullgare në Kushtetutën e saj. Opozita kundërshton.

“VMRO DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim të Kushtetues për këtë të jeni të sigurtë dhe edhe qytetarët të jenë të sigurtë se çfarëdo që të ndodh me këtë tradhëti kombëtare që e përgatit qeveria LSDM-BDI, VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë asesi. Për këtë janë të nevojshme 81 deputetë”, tha Micksoki.

Protestat dhe shqiptarët

Kulmi i tensioneve ishte të mërkurën,. Gati 50 policë u plagosën nga bombat molotov, fishekzjarret dhe goditjet me gurë. Të maskuar me kapuçë, protestuesit sulmuan policët, hodhën lëndë djegëse dhe tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend në një përpjekje të ngjashme me 27 prillin e vitit 2017.
Por mes dhunës dhe kaosit të protestës në Shkup, mori vëmëndje të madhe një incident në rrugët e Shkupit. Shqiptari, i quajtur Isuf Koka doli me pistoletë në dorë dhe iu drejtua turmës së maqedonasve duke qëlluar në ajër.

Protestuesit u larguan të trembur, ndërsa Isuf Koka u arrestua megjithëse armën e mbante me leje.
Akti u krye në një moment tensioni. Pas shqiptarit me pistoletë në dorë duket statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lëvizja e turmës së maqedonasve në atë kah ishte e qëllimshme. Aty pranë qenë bizneset e shqiptarëve, që ishin të detyruar t’i dalin për zot pronës së tyre, përballë një turme nacionalistësh të dalë nga kontrolli. Por përse sulmohen shqiptarët, për kushtet që u vendos Bullgaria?

Shakaja e pamenduar e Edi Ramës

Shkëndia që u shfrytëzua për të ndezur flakën e urrejtjes kundër shqiptarëve, qe një shaka e kryeministrit të Shqipërisë. Kur Edi Rama prezantoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitri Kovaçevski para kancelarit gjerman, Sholc ai nuk i rezistoi dot batutës dhe u shpreh: Në të ardhmen Bullgaria Perëndimore.

Kovaçevksi qeshi.

Disa ditë më pas, rrugët e Shkupit u mbushën plot. Atë që Rama e tha me shaka, opozita maqedonase e përdor si retorikë frike për të nxitur njerëzit të dalin në rrugë. “Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij” u shpreh kreu i VMRO-DPMNE.

Lexo edhe :  26 Dhjetor 2004/ Tërmeti dhe cunami shkaktojnë mijëra të vdekur në Indonezi

Qëndrimi i partive shqiptare për propozimin francez

Politikisht, partitë shqiptare e kanë përshëndetur propozimin francez, pasi nuk kanë asnjë ndjesi në lidhje me identitetin maqedonas, për të cilin kundërshton opozita.

Ali Ahmeti i BDI-së pas takimit me Kovaçevskin thase tha se vendi duhet ta pranojë propozimin dhe me të të vuloset ardhmëria evropiane.

“Për të mirën e të gjithëve, për ardhmërinë e sigurtë dhe progresive le ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike dhe të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian” tha Ahmeti.

Edhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët e pranoi propozimin francez, megjithëse në opozitë.

“ASh është në anën e vazhdimit të rrugëtimit evropian, jemi në anën e mos krijimit të alternativave të tjera çfarëdo qofshin, qofshin të quajtura Ballkani i Hapur. Alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe asgjë tjetër hiç” u shpreh Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.

Me gjasë, propozimi francez diskutohet të hënën në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Forcat që e kundërshtojnë kanë mbetur pakicë dhe në qendër të sulmeve të tyre janë shqiptarët.

Pas zmbrapsjes spektakolare që u bëri turmës së ekstremistëve maqedonas, Isuf Koka u arrestua nga policia. Vëllai i tij që ishte punonjës i Bashkisë së Shkupit u largua nga puna. Kreu i VMRO-DPMNE, Kristian Mickovski tha se shqiptari i armatosur ishte nisur për ta vrarë, por pas daljes së pamjeve në rrjetet sociale u duk se e gjitha ishte një gënjeshtër. Filmimet tregonin se drejt hotelit të Isuf Kokës në hyrje të Çarshisë ishte nisur një turmë që qëllonte me gurë. Pas tij dukej busti i Skënderbeut.

“Unë nuk jam për dhunë, nuk jam për armë, jam për mënyrë të qetë për protestat, por kur ka parë se i rrezikohej jeta dhe pronat, ai është çuar. Nuk e arsyetoj përdorimin e armëve, por s’ka pas ku me shku. Te ne është problem, se në vend të arrestohet sulmuesit, arrestohet mbrojtësi. Nuk reagoi polici, çfarë duhet të bëjmë? T’i lëmë të hyjnë?” tha babai i Isuf Kokës, duke shpjeguar se shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me problemet mes bullgarëve dhe maqedonasve, por kjo nuk është hera e parë që janë dëmtuar nga protestat e ekstremistëve antishqiptarë.

Të fundit

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-presidenti i njohur (Emri+Foto)

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, njoftoi të dielën Atlanta Journal-Constitution. Carter ishte presidenti më...

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Timothy Rooks/DW   Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri:...

“Liria, besimi dhe pajtimi” – qëndrimet e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës

Sandra Cvetkoviq "Liria dhe besimi". Kjo është ajo që momentalisht i mungon më së shumti Dragisha Llakiqeviqit nga fshati Kutnje, në komunën e Leposaviqit, ku jetojnë...

Fundviti si në dasma, askush nuk flet para priftit, por në tavolinë kërcet “ahengu”

Nga Leonard Veizi Jemi mësuar që në fundvit të flasim vetëm fjalë të mira dhe të evidentojmë arritjet. Në njëfarë mënyre, po t'i dëgjosh ata...

Lajme të tjera

Web TV