“Nord Srem 1” ndërpret nga sot furnizimin me gaz, Berlini: Mund të jetë lojë e Rusisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nord Strem 1” nuk do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia. Sipas operatorit kjo është një ndërprerje e planifikuar për shkak të mirëmbjatjes vjetore teknike, por autoritetet në Gjermani dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë e re nga Rusia për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.

Mbyllja e një tubacioni kryesor gazi nga Rusia në Gjermani, për shkak të mirëmbajtjes vjetore, ngriti shqetësime në Berlin, se Moska mund të mos rifillojë furnizimin me gaz siç është planifikuar.

Tubacioni “Nord Stream 1”, burimi kryesor i Gjermanisë për furnizim me gazin rus, ashtu siç ishte paralajmëruar, nga sot e deri më 21 korrik, do të jetë jashtë funksionit.

 

 

Operatori thotë se kjo është në kuadër të testimit rutinë të pjesëve mekanike dhe sistemeve të automatizuara.

Por Gjermania ndodhet mes shumë pasigurive dhe në një terri informativ për të ardhmen e tubacionit “Nord Stream 1” pasi të përfundojë periudha 10 ditore e mirëmbajtjes, thotë Klaus Mueller nga Rregullatori i Energjisë në Gjermani.

“Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë mirëmbajtja, askush nuk mund ta parashikojë. Mirëmbjajtja mbaron pas 10 ditësh, ndoshta më herët, ndoshta më vonë. Për fat të keq, duhet të presim dhe të shohim. Nuk mendoj se do të informohemi më herët sesa një ditë para përfundimit të afatit”, thotë ai.

Zoti Mueller tha se Gjermania vazhdon të furnizohet me gaz nga Norvegjia përmes terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) në Belgjikë dhe Holandë.

Analisti Chris Oliver Schichentanz paralajmëron se mbyllja e plotë e “Nord Stream 1” do të kishte pasoja të rënda për ekonominë gjermane.

Lexo edhe :  Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

“Do të shihnim një recesion të fortë, një rënie ekonomike prej rreth 5 për qind. Kjo do të ishte e krahasueshme me recesionin që përjetuam gjatë krizës financiare dhe ekonomike më 2008-2009. Padyshim një lëkundje e rëndë për ekonominë gjermane”, thotë ai.

Autoritetet në Gjermani kanë dyshime rreth qëllimeve të Rusisë, veçanërisht pasi Gazpromi muajin e kaluar reduktoi furnizimin me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1” me 60 për qind.

Kompania ruse tha se një turbinë që ndihmon funskionimin e një stacioni kompresimi është dërguar në Kanada për riparim, por pajisja nuk mund të kthehej për shkak të sanksioneve të vendosura pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Kanadaja tha gjatë fundjavës se do të lejonte që pajisja të kthehej në Gjermani, duke e arsyetuar këtë me pasojat që do të vuante ekonomia gjermane pa furnizim të mjaftueshëm me gaz.

Politikanët gjemanë nuk i besuan shpjegimet teknike të Rusisë rreth reduktimit të muajit të kaluar të furnizimit me gaz përmes Nord Stream 1, duke thënë se vendimi ishte një lojë politke për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.

Shtetet e Bashkaura thanë sot se e mbështesin vendimin e qeverisë kanadeze për të lejuar kthimin e turbinës në Gjermani për përdorim në tubacionin Nord Stream 1.

“Në një periudhë afatshkurtër, turbina ndihmon Gjermaninë dhe vendet tjera evropiane të rimbushin rezervat e tyre të gazit, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre energjetike dhe duke kundërshtuar përpjekjet e Rusisë për ta shfrytëzuar energjinë si armë”, thuhet në një komunikatë të Departamentit amerikan i Shtetit./VOA

Të fundit

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder...

Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Lajme të tjera

Web TV