13.7 miliard vjet më parë/ Publikohet fotoja më e ‘vjetër’ e Universit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar fotografia e parë me ngjyra të plota nga teleskopi i ri hapësinor James Webb, e cila përbën pamjen më të detajuar me rreze infra të kuqe të Universit deri më sot, që përmban dritën nga galaktikat që u deshën shumë miliarda vjet për të arritur tek ne.

Presidenti amerikan Joe Biden shfaqi fotografitë e galakikave gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë. Fotot e tjera debutuese nga James Webb do të publikohen nga Nasa në një prezantim global.

“Këto imazhe do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojnë popullit amerikan – veçanërisht fëmijëve tanë, se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë. Ne mund të shohim mundësi që askush nuk i ka parë më parë. Mund të shkojmë atje ku askush nuk ka shkuar më parë,” tha Presidenti Biden.

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) prej 10 miliardë dollarësh, i nisur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, është faturuar si pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor “Hubble”. Përveçse teleskopi i ri do të bëjë të gjitha llojet e vëzhgimeve të qiellit, por ka dy qëllime kryesore për të cilat është krijuar.

E para, kap imazhet e yjeve me largësi me më shumë se 13.5 miliardë vite dritë.

E dyta, të zbulohen planetët e largët për të parë nëse mund të jenë të banueshëm.

Imazhi i parë i publikuar nga teleskopi është një grumbull galaktikash në konstelacionin e Hemisferës Jugore të Volanëve, i njohur me emrin “SMACS 0723”.

Vetë grupi nuk është në fakt aq larg, vetëm rreth 4.6 miliardë vite dritë në distancë, por masa e madhe e këtij grupi ka përkulur dhe zmadhuar dritën e objekteve që janë shumë, shumë më larg. Është një efekt gravitacional; ekuivalenti astronomik i një lente zmadhimi për një teleskop.

Lexo edhe :  Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Webb, me pasqyrë të artë 6.5 metra të gjerë dhe instrumentet infra të kuqe super të ndjeshme, ka arritur të zbulojë në këtë foto formën e shtrembëruar (harqet e kuq) të galaktikave që ekzistonin vetëm 600 milionë vjet pas Big Bengut (Universi është 13.8 miliardë vjet i vjetër).

“Drita udhëton me 186,000 milje në sekondë. Dhe ajo dritë që po shihni në një nga ato njolla të vogla ka udhëtuar për më shumë se 13 miliardë vjet,” tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

“Dhe meqë ra fjala, ne po kthehemi më tej, sepse kjo është vetëm imazhi i parë. Ata po kthehen rreth 13 miliardë vjet e gjysmë prapa. Dhe duke qenë se ne e dimë se Universi është 13.8 miliardë vjet i vjetër, ju po shkoni pothuajse në fillim”.

Hubble shikonte qiellin për javë të tëra për të prodhuar këtë lloj rezultati. Webb identifikoi objektet e tij super të thella pas vetëm 12.5 orësh vëzhgimesh.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV