Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha porositi sot krerët e degëve të Tiranës të jenë më aktiv në rrjete sociale, pasi sipas tij zgjedhjet fitohen me Facebook.
Berisha theksoi rëndësinë e Facebook-ut si mjet komunikimi për fitoren e zgjedhjeve, për të publikuar akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë.
“Të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin maksimal të rrjeteve sociale. E dëgjoni shpesh se nuk fitohet me Facebook. Fitorja është komplekse, dhe unë jua them që vetëm me Facebook mund të fitohet. Historia ka faktuar se përcaktuese ka qenë përdorimi i rrjeteve sociale nga opozita dhe kanë fituar zgjedhjet duke dominuar”, u shpreh Sali Berisha.