Shpëtoi nga ujërat në Greqi, Ivani: Qëndrova më shumë se 20 orë në ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30-vjeçari shtetas i Maqedonisë, Ivan, i cili u shpëtua nga deti Egje në Halkidiki të Greqisë, ka dalë nga spitali Papanikolaou në Selanik, ku ishte shtruar që nga mesdita e së dielës.

Mjekët thonë se ai është në gjendje të shkëlqyer dhe mund të udhëtojë, pra të shkojë në shtëpi tek pjesa tjetër e familjes.

Sipas mediave greke, pak orë para se mjekët ta lironin, ai është mjekuar për dehidrim të rëndë.

“Dua të falënderoj njerëzit që morën pjesë në shpëtimin tim. Falënderime të veçanta për ekuipazhet e helikopterit dhe njerëzit në varka, të cilët më morën mua”, u tha gazetarëve 30-vjeçari Ivan teksa po largohej nga spitali Papanikolaou, shkruan Express.

Ai ka theksuar se ka qenë në ujë për më shumë se 20 orë, ndërsa gazetarëve u tha se do t’i thërrasë për bisedë dhe intervistë sapo të sistemohet dhe të qetësohet nga mjekimi.

Kujtojmë se operacioni i shpëtimit dhe kërkimi ka nisur pasditen e së shtunës, kur tre shtetasit e Maqedonisë kanë hyrë në det në plazhin e Mitit në Posidi në Halkidiki dhe për shkak të motit të keq janë gjetur në gjendje të pafuqishme për tu larguar bregu.

Disa prej të pranishmëve në plazh kanë vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.

Të fundit

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por për Endri Shabanin...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Lajme të tjera

Web TV