Tiranë/ E braktisi kur ishte sëmurë në pandemi, babai përjashton të birin nga pasuria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri i cili braktisi prindërit gjatë pandemisë u përjashtua prej tyre nga e drejta për të trashëguar një apartament me sipërfaqe 50 m 2 në rrugën “Ali Demi” dhe shkak ishte indiferenca e tij për t’u kujdesur për të moshuarit.

Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.

Sipas dosjes që TCH disponon, i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit ne 11 tetor 2021 pra gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.

Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

Lexo edhe :  EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit, prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV