Këngëtarja e njohur shqiptare ka zbuluar se është fqinjë me motrat e familjes Kardashian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj së fundmi ka zbuluar se është fqinjë me motrat e klanit Kardashian në Amerikë. E ftuar në një emision “Goca & Gra”, Albëria u shpreh se motrat e famshme nuk duken aq bukur sa në fotot që postojnë në rrjetet sociale ku numërojnë miliona fansa.

“Ne i kemi fqinjë, Kylien, nënë e tyre, Kimin dhe shumë të famshëm. Ato dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran. Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) dhe i thashë Angjelinës si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare. Nuk kanë lidhje fare me atë se si duken në foto. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit”, tha me shaka Albëria.

Ndërsa, mes tjerash gjatë intervistës artistja e mirënjohur ka folur edhe për mbesën e saj, Beatrix Ramosaj dhe pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP. Albëria tha se të gjithë kanë përfituar nga Beatrix, ndërsa zbuloi se bashkë me të janë në përgatitje të një EP.

“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë.  Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca”, u shpreh këngëtarja.

Të fundit

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Lajme të tjera

Web TV