Rrahu policët me shpulla, reagon biznesi që kishte majmunin në Sarandë: Lëreni të qetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një majmun u bë i famshëm ditën e djeshme në Sarandë, pasi raportohet se rrahu disa policë bashkiakë, që shkuan për ta kapur.

Ai i përkiste një biznesi, të cilët e kishin lënë të lirë për të eksploruar, gjë që ka frikësuar disa qytetarë të tjerë.

Për këtë gjë ka reaguar vetë biznesi që ka majmunin, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta lënë atë të qetë, pasi është i familjarizuar me njerëzit. Në një reagim në rrjetet sociale, ata shprehen se ai është miqësor me njerëzit që e duan, dhe shprehen se ai ka një familje.

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”, thuhet në reagimin e biznesit në Sarandë.

Të fundit

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza...

Lajme të tjera

Web TV