U arrestua pas sherrit me Noizyn, gjykata merr vendimin për Cllevion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.

Sipas ish-banorit të “Big Brother”, Anaid Kaloti, Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin në lidhje me reperin, duke vendosur që ai të lirohet pas 7 ditësh. Në një postim në Instastory, Anaidi shkruan: “Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin. Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar, ju pres në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”

Reperi Kleviol Ahmeti u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga reperi tjetër Noizy dhe nga grupi i tij. Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike, ndërkohë që Noizy tashmë hetohet nga policia në gjendje të lirë. Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV