Dorëzohet Bayern, Lewandowski është një lojtar i Barçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur totalisht nënshkrimi i Robert Lewandowskit me Barçën. Shifrat e transferimit janë 45 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse. Lewandowski nuk donte të vazhdonte aventurën e tij në Gjermani dhe tani Laporta arrin të nënshkruaj me një nga lojtarët më të mirë në botë.

Lewandowski nuk donte të dilte para partnerëve të Bayernit këtë të shtunë ose të fluturonte për në Shtetet e Bashkuara nën urdhrat e Nagelsmann. Burime të Barçës siguruan tashmë gjatë javës se e premtja do të ishte një ditë kyçe. Dhe orët e ardhshme kanë qenë vendimtare. Ëndrra e Lewandowskit është të veshë fanellën e Barçës për herë të parë në El Clasico më 23 gusht në Las Vegas. Operacioni është mbyllur për rreth 45 milionë euro plus pesë të tjera si bonuse. Një shumë që e ka kënaqur Bayernin, i cili nuk ishte i gatshëm ta jepte lojtarin dhe gjithmonë kishte kërkuar 50 milionë euro, dhe Barça, që e konsideron Lewandowski si figurën e një lojtari që mund t’i rikthejë Barcelonës prestigjin ndërkombëtar dhe gjithashtu shpirtin dhe mentalitetin fitues që skuadra kishte humbur vitet e fundit.

Ai do të udhëtojë për në Barcelonë në orët e ardhshme

Tifozët e Bayern Munich do të takohen këtë të shtunë në Allianz Arena, ku skuadra kampione e Bundesligës do të prezantohet me fytyra të reja si Sadio Mané, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui. Polaku do të udhëtojë në Barcelonë në orët e ardhshme dhe do të nënshkruajë me katalanasit deri në vitin 2025 me opsionin e një sezoni më shumë.

Nga ana e tij, drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, ka dashur të nxjerrë në pah profesionalizmin e sulmuesit polak. “Nuk kam pasur asnjëherë dyshime”, tha ai për thashethemet për një ankesë të futbollistit pas kthimit nga pushimet. “Robert është një profesionist i madh, e njoh shumë mirë, nuk kam pasur kurrë dyshime se ai nuk do të paraqitet në stërvitje”, theksoi ai pasi Lewandowski u kthye te trajneri Julian Nagelsmann të mërkurën e kaluar.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV