Kush janë ‘djemtë me të zeza’ që shoqërojnë Grida Dumën hap pas hapi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë demokratike, Grida Duma tërhoqi vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD dhe kjo jo vetëm për faktin se ajo i quajti llum demokratët kur shkuan të marrin selinë e PD, që drejtohej nga Basha.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e pjesmarrësëve dhe medias ishin bodyguard-ët që e shoqëronin, 5 djem të veshur me të zeza dhe mjekër.

Dje Duma u ka shuar kureshtjen të gjithëve pasi në një intervistë në ‘Abc”, ajo sqaroi se ata janë kushërinjtë e saj.

“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy vëllezër, dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Ndërsa të tjerët janë shokët e tyre të ngushtë. Aq shumë vishen me të zeza si shoqëri sa qëllon edhe kështu, se kanë atë mënyrë të palestrës.

Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithë kohës me mua. Do ta them me mungesë modestie që pak njerëz në politikë sjellin familjarët e vetë.  Unë nuk iu kam kërkuar që ata të vijnë, po ata vijnë dhe kanë gjithë atë energjinë e tyre me gjithë seriozitetin e tyre.  Edhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”-, tha deputetja demokrate.

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV